Merkato e klubeve angleze është e fokusuar te emrat e spikatur. Natyrisht, kur këta emra janë edhe vetë në kërkim të klubeve cilësore në treg kjo gjë e bën më të lehtë arritjen tek ata nëpërmjet ofertave cilësore financiare. Totenhem është gati të rrisë përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Gallatasarait, Viktor Osimhen.
Sipas raportimeve, klubi londinez ka marrë miratimin për të nisur negociatat zyrtare dhe beson se arritja e marrëveshjes me lojtarin nuk do të jetë një pengesë e madhe. Megjithatë, sfida kryesore mbetet marrëveshja me Gallatasarain. Kampionët e Turqisë kërkojnë rreth 65 milionë funte për kartonin e sulmuesit nigerian, ndërsa ofertat fillestare të Totenhemit kanë qenë në vlerën 50 deri në 55 milionë funte.
Nëse bisedimet përparojnë, Osimhen mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të verës në Premier League.





































