Edicioni 2026/2027 i Premier Leagues nuk ka filluar ende, por tashmë ka bërë histori, shkruan BBC të martën. Nëntë klube do të fillojnë kampionatin me trajner të ri. Është numri më i madh i trajnerëve debutues në xhiron e parë të kampionatit elitar të Anglisë ndonjëherë. Ndryshimi ka përfshirë thuajse gjysmën e ligës.
Liverpuli emëroi Andoni Iraolan, pasi Arne Slot u shkarkua. Manchester City vendosi për Enzo Mareskën pas dorëheqjes së Pep Guardiolës. Çelsi zgjodhi Ksabi Alonson. Burnemuthin e mori Marko Rosen pasi Iraolas i përfundoi kontrata. Oliver Glasner është punësuar te Notingham Foresti. Krystal Palace i besoi Pierre Sages.
Alvaro Arbeloa erdhi në vend të Marco Silvas te Fulhami, ndërsa Ipsëish Toën emëroi Gary O’Neil si pasardhës të Kieran McKenna që dha dorëheqje. Matthias Jaissle do të jetë trajner i ri i Njukasëllit.






































