Hidhet shorti në Eurovision, ja kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi që do përfaqësojë Shqipërinë

0
163

Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj. Festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here