Xhon Bolton: Ja çfarë më tha Xhejms Beker pas vizitës në Shqipëri më 1991 dhe ç’po ndodh me muxhahedinët në Manzë, ndikimi i Soros në vendet ish-komuniste është shqetësues

0
130

Këtë javë, Ambasadori Bolton, i cili kryeson një “SuperPac” të fuqishëm në Uashington, ishte dy herë i disponueshëm. Të martën në takimin me 10 gazetarë  nga Shoqata e Medias së Huaj dhe të premten dha një intervistëekskluzive për emisonin “Fokus” të gazetarit të njohur, Robert Papa dhe gazetën “SOT”.Të martën, ambasadori tha: “Nuk e sugjerova unë këmbimin e tokave. Ata po flisnin rreth kësaj dhe iu dukej tërësisht e pamundur së pari në Kosove e pastaj në Serbi. Toni Blair erdhi të më takojë dhe më tha kemi liderët që po bashkëpunojnë ta zgjidhim këtë. Reagimi im ishte t’i mbështesja. Kur bëhet me paqe dhe  pa forcë pse jo? Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e këmbimit të tokave por unë isha OK”. Ndërkohë kur gazetari Papa e pyeti se a rrezikohet Kosova, ai tha: “Administrata nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit.Unë jam gati t’i ofroj ndihmën time, kurdoherë”. Më poshtë gazeta “SOT”, po sjell intervistën e ambasadorit Bolton, njëherësh ish-këshilltar i Presidentit Donald Trump për gazetarin Robert Papa.

-Robert Papa: Përshëndetje ambasador!

-Bolton: Përshëndetje dhe Gëzuar Vitin e Ri!

-Robert Papa:Ambasador lexova shkrimin tuaj në Nationa riviëshkrim shumë i mirë për mua si shqiptaro-amerikan por edh per çdo amerikan.Jam mahnitur nga përshkrimi i luftërave nga  Montezuma në Tripoli. Amerika ka luftuar ndaj të keqes kudo. Ju shpëtuat Greqinë nga Stalini, por jo Shqipërinë.Në vitin 1947 u themelua në Neë York “Komiteti Shqipëria e Lirë” me mbështetjen e  Departamentit te Shtetit. Lideri ishte kryetari “Frontit Kombëtar” Mid’hat Frashëri, partia e tij ekziston nëShqipëri, por sot nuk ka asnjëdeputet në Parlament. Ish-komunistët janë në pushtet, Soros i ka ndihmuar ata shumë. Pse nuk mbështet  Departamenti nacionalistët në Shqipëri?

-Bolton:Është diçka që është e vërtetë në Shqipëri, por edhe në vende te tjera në rajon. Shumë e vështirë ta kuptoj se si ka ndodhur kjo.

-Robert Papa: Ju pashë te “Meet the Press “dhe  me zoom me Shoqatën e Medias së Huaj. A po mendoni të garoni për president? Për ne shqiptarët lajm i mirë.

-Bolton: Po mendoj, rreth saj.Nuk kam marrë vendim.

-Robert Papa: Çfarë do ishte ndryshe me politikën e jashtme?

-Bolton: Mendoj se ajo qe doja të tregoja te artikulli i “National Rivju”,ishte një shembull pse  kthimi te politika e jashtme e reganitëve është në interes të Amerikës, por edhe në interes të aleatëve tanë. Të ruajmë rendin në botë kundër agresionit rus në Ukrainë, nga presioni i Kinës ndaj Tajvanit. Është biznes serioz. Besoj se zgjedhjet e 2024 do jenë më shumë rreth sigurisë kombëtare, se sa ne zgjedhjet e fundit. Po pres a mund të japë një kontribut ndaj atij debati.

-Robert Papa: Ideja e këmbimit të tokave me Serbisë dhe Kosovës, sot ka një emër të ri, asosacionet serbe. Ma thatë para dy ditësh, kur iu pyeta me zoom e organizuarnga FPA se Bler erdhe u takua me ju. A po punonte ai për Vuçiç apo për Ramën sepse paguhej si këshilltar i Ramës?

-Bolton:Mundej se atë  kohë, statusi i tij ishte fondacioni i tij. Ajo që unë e mendova të rëndësishme, ishte se qasja e Serbisë dhe Kosovës mund të ishte e drejtë, që të bënin diçka që ishte kontraversale por që mund të sillte një zgjidhje përfundimtare që do njihte pavarësinë e Kosovës, mundësisht me ca shkëmbim tokash, por që mund të eliminonte për Serbinë dhe Kosovën, pengesat që të hynin në BE dhe në NATO. Shkëmbimi i tokave mund të kishte pasoja për diskutime të tjera në Ballkan, por nëse të dyja palët binin dakord, nuk kishte ndërhyrje ushtarake apo kërcënime. Vendimet për pretendime të gjata janë  të vështira për t’u përtypur nga të dyja palët, por të dyja palët pranuan realisht, shkuan në korrektimin e Kushtetutave të tyre. Kjo ishte e mjaftueshme shumë mirë për mua. Unë e thashë atë sepse ish- bosi im Xhejsm Baker thoshte rreth arabëve dhe izraelitëve se: “ne nuk mund ta duam paqen me shume se palët vetë. Nëse palët e zgjidhin, ne nuk duhet të rrimë si pengesë mes rrugës së tyre.Doli, se mbase në të gjithë ishim më shumë optimistë seç ishte e mundur. Asgjë nuk ndodhi, fatkeqësisht për njerëzit në Serbi dhe Kosovë sepse i lë ata në pozita të vështira. E ekspozon rajonin në tërësi ndaj spekulimeve, veçanërisht nga Moska. Unë e kuptoj ndërlikimin historik. Nuk them se është gjë e thjeshtë, por për njerëzit në rajon dhe Amerikën ne duhet të shikojmë për gjëra  që të pranohen nga njerëzit.Ne zgjidhëm emrin e Maqedonisë, për shumë amerikanë është e vështirë ta kuptojnë, pse është problem por ishte problem dhe ata gjetën një zgjidhje. Ka zgjidhje atje në Kosovë dhe nuk i takon Amerikës apo evropianëve t’u thonë njerëzve se cila është zgjidhja. Nëse mund jemi ndihmues,duhet ta provojmë”.

-Robert Papa: Kur janë të lirë të shkëmbejnë tokat, pse të mos jemi të lirë të bashkojmë tokat mes Kosovës dhe Shqipërisë?

-Bolton:Tani je në territor kontraversale. Nese doni stabilitet ne Europë, konsideroni shtriqen historike ku kanë ekzistuar këto  pretendime. Njerëzit duhet të jene krijues. Prit, po të japë një fjali tjetër të Beker, ai do thoshte: “Unë nuk e pranoj këtë, por as nuk e kundërshtoj”. Nëse njerëzit kanë zgjidhje  dypalëshe, out siders , të huajt nuk duhet t’i thonë jo.

-“Fokus”: E dini se Baker u prit si mbret kur vizitoi Shqipërinë më 1991?

-Bolton:Po e di se punoja në Departament kur u kthye tha “duhet të garoj për President i Shqipërisë.”

-“Fokus”:Është një tjetër krizë në rajon Greqia dhe Turqia. A po shtyn fortë Erdogan?

-Bolton: Sjellja e Erdoganit më shqetëson në disa aspekte. Nuk e kuptoj që një aleat i NATO-s të blejë sistem raketor  400 nga Rusia. Nuk e di pse nuk bashkëpunon me përpjekjet amerikane  për të shkatërruar ISIS? Ka bere gjëra për t’u kthyer në shina të mira me perëndimin, duke i dhënë drona Ukrainës: po përpiqet të riparojë lidhjet me Izraelin. Do ketë zgjedhje presidencial në qershor. Është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje te jenë të hapura dhe transparente. Kur kishte vota të hapura, opozita fitoi bashkinë para disa vitesh. Duhet të lemë që zëri popullit turk të dëgjohet. Asnjë të mos përpiqet të vjedhë zgjedhjet. Turqia është ne NATO. Populli turk nuk do të ikë prej perëndimit. Të shikojmë zgjedhjet si do dalin.

-“Fokus”:Siç e dini, janë 3 mijë iranianë në Shqipëri, duket se Biden po i braktis. Ç’do ndodhë me ata?

-Bolton: Biden ka politika të keqorientura për Iranin. Kthyer të pazari bërthamor sepse e shikojnë si arritja me e madhe e Obamës në politikën e jashtme. Nuk e ndalon regjimin nga ndërtimi i armëve bërthamore. I lejon të mbështesin terrorizmin. Kërcënojnë të vrasin njerëz, unë jam njëri prej tyre. Regjimi është forca më e madhe për destabilitet ne Lindjen e Mesme dhe në gjithe botën me kërcënimin bërthamor. Qeveria e Shqipërisë bëri gjënë e drejtë, duke i lejuar azilantët iranianë dhe shpresoj se do t’i lejoje të rrinë aty. Mbështetja ndaj tyre nga Kongresi amerikan është shumë e fortë.

-“Fokus”: Për mua si shqiptar apo si europian votimi i spikerit tregoi se demokracia amerikane është katrahurë. A është Partia Republikane parti centriste apo konservatore?

-Bolton: Partia Republikane është partia reale konservatore ne Amerikë. Ishte pak rrakapujë në fillimin e kongresit, por ka marrëveshje të përgjithshme për reformat për të hapur procedura në kongres dhe të bëjnë ate që duhet të bëjë legjislativi.Do ketë votime për ligje kyç, amendamente për debate të hapura. Duket  jo efikase por kongresi kështu duhet të operojë. Është shumë e rëndësishme që republikanet kanë shumicën në Kongres, shpresoj të ndërtojnë axhendën e politikave për zgjedhjet e vitit 2024 që do jenë të rëndësishme për SHBA dhe Europën. Kërcënimet ndërkombëtare do jenë përparësi e lartë se ka shumë kërcënime  nëpër botë.

-Robert Papa: A është Ukraina, shembull i izolimit?

-Bolton -:Ukraina është shembulli i izolaciaonalizmit, e pamë gjatë vikendit në betejën për të zgjedhur Kevin McCartin si spiker të kongresit. Ai thotë se do kërkojë votim për një nivel buxheti, kërkuar nga ata 20 kundërshtarët, në nivelin e vitit 2022, pra të ketë shkurtime  të mëdha për mbrojtjen që kaloi  para disa javësh nga kongresi. Kjo nuk do të thotë se do  ndodhë ashtu. Do ketë votim, kjo javë ishte javë e ndotur. Mccarthy nuk thotë se sa do jenë shkurtimet e mbrojtjes ose  sa do jetë ndihma ndaj Ukrainës. Por në senat ,si nga demokratët dhe republikanët, ka një mbështetje të madhe për Ukrainën.Izolacionistët kanë shumë mosdakordime rreth Kinës, harrojnë se Trump nuk kishte kohë për Tajvanin.  Disa nga izolacionistët thonë se Kina është një kërcënim e duhet të bëjmë diçka, ndaj kryeministri japonez  ishte në Uashington. Sipas Uashington Post, ka disa çështje që do diskutonin dhe japonezët nuk po presin SHBA të tregojë lidership,ndaj  dy javë më parë qeveria e Kashidës lajmëroi se do dyfishojë buxhetin e mbrojtjes, nga 1 % do shkojnë në 2% të GDP, aq sa kërkohet për vendet e NATO-s. Nëse Japonia e arrin këtë për 5 vjet, Japonia do ketë ushtrinë  e 3- të më të fuqishme në Botë, pas SHBA dhe Kinës. Mendojnë se paqja arrihet mes forcës. Ka shumë për diskutim se si të përballemi me kërcënimin kinez. Nuk është vetëm kërcënim ushtarak apo politik, është edhe ekonomik.  Kam rishikuar zhvillimin e Kinës  për kohë të gjatë. Besoj se nga vitet 90, Ten Zhao Ping, e mënjanoi filozofinë marksiste, por ishin autoritarë. Ai thoshte  se “ nuk ka rëndësi nëse macja është  e kuqe apo e zezë, rëndësi ka të kapë miun. Është e lavdishme të jesh i pasur dhe kapitalistët mund të hyjnë te partia komuniste.Nuk kemi ndërruar mendjen edhe pse po braktisim marksizmin për me shumë treg  të lirë”.  Po të shikoni aktivitetin e 4 viteve të fundit nga Shi Xhi Ping mendimet e tij janë të njëjta me të Mao Ce Dunit, të cilat ishin  njësoj me Leninin dhe Marksin. Ata flasin për ricentralizmin e pushtetit ekonomik dhe politik.  Pra, ata ende besojnë te kjo ideologji. Është evoluar në 30 vitet e fundit, nuk është vetëm version kinez i autoritarizmit, por edhe marksizëm kinez. Ketë ideologji duhet ta marrim në konsideratë. Mendoj se zgjedhjet e vitit 2024 do jenë më shume rreth sigurisë kombëtare të Amerikës, ashtu si mbas sulmit të 11 shtatorit ose si në ditët e luftës së ftohtë. Njerëzit do shikojnë ndaj ndikimit të luftës në Ukrainë dhe kërcënimit kinez. Ndaj  subjekti dhe roli në të kaluarën e izolacionizmit. ka rëndësi.”

-Robert Papa-Pastaj, një gazetar nga Londra e pyeti: A e provokoi Amerika, Putinin?

-Bolton: Ai na provokoi ne, Putin nisi luftën  por konfuzioni te administrata e Biden është i thekshëm, duke përgëzuar veten , NATO-n . Ne dështuam  që në fillim. NATO dështoi, Amerika dështoi, sepse ne nuk e parandaluam sulmin rus.Ky do ishte reagimi më i mirë. Putin nuk u pa kurrë i ndaluar, ne nga na tjetër u parandaluam nga ai në 11 muajt e fundit. Frika e provokimit e një lufte të madhe europiane, nuk e di kë do sulmojë tjetër Rusia sepse ata nuk po bëjnë progres në Ukrainë.  Kjo na çon te frika e dytë, lufta bërthamore e Putinit. Kemi pasur dëshmi në kongres, nuk ka asnjë ndikim se ai mund të përdorë armët bërthamore, dhe forcat e tij bërthamore nuk kanë bërë asnjë ndryshim te pika që ka  kërcenim realistik. I marrë seriozisht, armët bërthamore nuk i shikoj në tavolinë, veçse nëse kërcënohet regjimi i tij. Është më i dobët se ç’ishte por jo deri në atë pike. Ne jemi parandaluar nga Putin ndaj aleanca ka dërguar ndihma në Ukrainë. Kemi mangësira, s’na thonë se çfarë strategjie kemi dhe si do arrijmë atje. Fillimisht menduam se Rusia do e pushtonte Ukrainën. Kur inteligjenca sqaroi kongresin, disa ditë pas  sulmit rus,ata thanë se Kiev do bjerë pas disa ditësh dhe i gjithë vendi për punë javësh. Para sulmit, po flisnim  për luftë guerrile që do ngacmonin rusët pasi ata të merrnin gjithë vendin. Mbase dhe rusët menduan se kështu do ndodhte. Por nuk  ndodhi kështu, inteligjenca jonë  e mbivlerësoi Rusinë  ne nuk lëvizëm nga frika e humbjes thellësisht në zhvillimin e nje strategjie të asaj që quajmë fitore dhe kur diskutojmë se sa raketa duhet t’u japim apo a duhet t’u japim  avionët mig polakë, këto janë ndihmuese, por duhet një strategji dhe ende nuk kemi  strategji të NATO-s. Një koseguencë e rëndësishme është  kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Fitore e madhe për perëndimin humbje e madhe për Rusinë, duhet të kapërcejmë pengesat e Turqisë, Anëtarësimi i tyre  do na ndihmojë neve në të ardhmen”.

-Robert Papa:Ju uroj të garoni dhe të bëheni president i SHBA-së dhe nëse Bolton do bëhet president ju nuk do dërgoni më ambasadorë që mbështesin komunistët në Shqipëri.

-Bolton:Kjo është rruga që duhet bërë, po mendoj dhe do të njoftoj. Edhe një herë Gëzuar Vitin e Ri.

-Robert Papa: Faleminderit qe këtë javë ishit dy herë i disponueshëm për Fokus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here