Surprizat nuk kanë fund! Cristiano Ronaldo pranë firmës me këtë skuadër për një ofertë “alla sheikësh”

0
96

Një lajm i bujshëm vjen nga futbolli. Cristiano Ronaldo është në prag të vijimit të karrierës së tij me Arabinë Saudite.

Një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohrave, është një hap larg firmës me skuadrën arabe të “Al-Nassr”. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle “Marca”, e cila raporton se marrëveshja mes yllit portugez dhe “Al-Nassr” pritet të jetë për dy vite e gjysmë dhe me një ofertë “alla sheikësh”, prej 200 milionë eurosh në sezon, përfshirë rrogën dhe akordet publicitare.

Aktualisht kujtojmë që Ronaldo ka mbetur pa asnjë ekip, pas ikjes nga Manchester United. Futbollisti momentalisht është i angazhuar në Kupën e Botës, me përfaqësuesen e vendit të tij Portugali-në.

Kujtojmë se intervista “bombë” e Ronaldos, e publikuar disa ditë më parë nxorri në shesh shumë të vërteta, të paktën sipas portugezit, që u shpreh se shumë persona kërkuan ta largonin nga klubi dhe jo vetëm trajneri, për të cilin theksoi se nuk ka respekt.

Fjalë të rënda për një klub si United që tashmë ka marrë edhe vendimin përfundimtar mbi sulmuesin portugez.

Ai deklaroi në intervistën e tij për Pierce Morgan se nëse do të fitonte Botërorin, do të tërhiqej menjëherë nga futbolli. Përndryshe, mendonte të vazhdonte deri në moshën 40-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here