Dita e sotme e Botërorit ka rezervuar 4 supersfida të tjera. Siparin do ta ngrejë dueli mes Zvicrës dhe Kamerunit.
Kështu, në orën 11:00 të paradites, në fushë do të zbresin 3 shqiptarët, Xhaka, Shaqiri dhe Jashari.
Në orën 14:00 do të luhet përballja mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, për të kulmuar më pas me Portugalinë dhe Brazilin.
Luzitanët do të ndeshen me Ganën në orën 17:00, ndërkohë që duel emocionues pritet të jetë dhe ai mes Brazilit dhe Serbisë, sfidë e cila nis në orën 20:00.