Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

0
97

Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i Policisë së Qarkut të Durrësit. Ky është emri i parë i emëruar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku për drejtues qarku.

Deri më tani ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë në Qarkun e Dibrës. Prezantimi i Hitajt si Drejtor i Policisë së Durrësit pritet të bëhet ditën e sotme.

Ndërkohë, në vend të Hitajt, si Drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar Dhimitraq Ziu. Ky i fundit mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.

Pak ditë më parë, U paralajmërua se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku i ka gati ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit është propozuar Ilir Proda, ndërsa për në krye të Policisë në Qarkun e Tiranës është propozuar Ardian Çipa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here