Ardi Veliu merr zyrtarisht detyrën e re, ja çfarë posti i ka besuar Rama

0
52

Ardi Veliu ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Ministria e Brendshme bën me dije se Veliu është prezantuar sot si Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Veliu ka zëvendësuar në këtë post, Muhamet Rrumbullaku

Prezantohet Drejtori i ri i AMP

U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvend?son nê këtë post zotin Muhamet Rrumbullaku.

Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.

Falë punës këmbëngulëse dhe intensive të AMP nën drejtimin e z. Rrumbullaku, Agjencia ka kaluar përmes një procesi transformues duke u shndëruar në pararojë e zbatimit të ligjit në kuadrin e goditjes së fenomeneve negative si paligjshmëria dhe korrupsioni në rradhët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rezultatet e arritura nga AMP gjatë kësaj periudhe, e kanë bërë Agjencinë një nga institucionet më të mbështetura nga publiku sa i përket reagueshmërisë dhe zbatimit të ligjit.

Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pas një përvoje të gjatë menaxheriale në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai u angazhua për vijimin e punës, në thellimin e reformave të nisura.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj