Vllaznia thyen Tiranën në “Klasiken Shqiptare”, merr kryesimin e Superiores

0
112

“Klasikja e Shqipërisë”, Tirana-Vllaznia, u luajt dje në kuadër të duelit hapës të xhiros së tretë të Kategorisë Superiore, duke dhuruar emocione në lojë e në rezultat, një ndeshje që u vesh me ngjyrat kuqeblu. Pra, shkodranët arrijnë të fitojnë “Klasiken” falë golave të Herald Markut dhe Kaina Nunez të realizuar në pjesën e parë, ndërsa goli i Redon Xhixhës në fraksionin e dytë shërbeu vetëm për statistikë. 90-minutëshi i Selman Stermasit prodhoi edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Të parët që mbeten në inferioritet numerik ishin bardheblutë pas ndërhyrjes së gabuar të Zhivanajt në zonë ndaj Kainës teksa mbrojtësi la të tijtë me 10 vetë, por edhe shkaktoi penalltinë e shndërruar në gol nga Marku. Në pjesën e dytë, Marku gaboi duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Deliut. Gjithsesi, në fund, të besuarit e trajnerit Mirel Josa e menaxhuan avantazhin, edhe pse vendasit patën disa herë mundësinë për të barazuar. Pas këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditen të dytët, ndërsa nga ana tjetër, Tirana mbetet në kuotën e katër pikëve në vend të katërt teksa pëson disfatën e parë të sezonit.

Josa lojtarëve: Ju vras po s’fituat!

Trajneri Mirel Josa, i lumtur pas fitores së djeshme të skuadrës së tij ndaj Tiranës, zbuloi për mediat se i kishte kërcënuar lojtarët nëse nuk do ta fitonin këtë duel. “U thashë ‘dijeni që nëse do të humben pikë në këtë ndeshje sot, do t’ju vras’. Kështu ju kam thënë, pyetini çfarë u ka thënë trajneri. Shpëtuan veten e vet. E keni parasysh kur rezultati është 0-2 dhe mund të humbësh ndeshjen, na ka qëlluar që kemi humbur në minuta të fundit. Problemi është që kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del nga vetja jote. I përgëzoj për mënyrën se si qarkulluan në disa momente topin, por u vonuan shpesh për të vertikalizuar. Meritat i shkojnë lojtarëve se ata vrapojnë në fushë, ne jemi këtu për të na gjykuar të tjerët. Unë i pranoj të gjitha por shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë”, tha Josa. Më tej trajneri kryeqytetas i Vllaznisë komentoi lojën e ekipit të tij dhe ecurinë e saj gjatë 90-minutëshit, duke vënë theksin në menaxhimin e epërsisë që erdhi shpejt. “Që në fillim ndeshja kishte vështirësitë e saj, siç e patë. Bëmë një pjesë të parë të mirë, kishim pikat tona të referimit, por kam rezervat e mia kur ndeshja shkopi në rezultatin 2-0 dhe kishte edhe 15 minuta lojë në pjesën e parë, duhej të kishim goditur përsëri Tiranën me qarkullim, duhej të bënim golin e tretë. Pastaj ndeshjet këtë situatë kanë, erdhi problemi që mbetëm me 10 lojtarë pasi shënoi Tirana, në kundërsulmet tona duhej të kishim qenë shumë më të saktë, se përsëri futëm sulmues që të mos humbnim pikë referimi para. Kaina bëri punë të madhe dhe u lodh shumë, por duhej të kishim bërë më mirë”, shtoi Josa.

Java e tretë

Të premten

Tirana-Vllaznia    1-2

Të shtunën

Erzeni-Teuta       15:00

Kukësi-Kastrioti  15:00

Të dielën

Bylis-Partizani  15:00

Laçi-Egnatia    15:00

Renditja

1.Vllaznia        6

2.Partizani       6

3.Bylis             4

4.Erzeni           4

5.Tirana           4

6.Laçi              3

7.Kukësi          1

8.Teuta            1

9.Kastrioti       1

10.Egnatia       0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here