Analisti Ilir Demalia përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se 8 dhjetori ishte një triumf me sigurimsa të shtetit nga Komiteti Qendror.
Sipas tij, është e qartë se dhjetori 1990 është organizuar nga Komitetit Qendror me Ramiz Alinë dhe Sigurimi Shtetit.
Ai shton se gjatë qeverisjes tij Berisha, dogji dhe zhduku fletë të dosjeve të Sigurimit të bashkëpunëtorë që i mori Berisha në krah në demokraci.
Demalia: Po kjo ishte lojaaaaa! 8 Dhjetori 90 triumph i Sigurimit te shtetit me direktiva te Komitetit Central. Mbas daljes së dosjes se Ilir Metes si bashkëpunëtor i Sigurimit, qartësisht dhjetori 1990 është organizuar nga Komitetit Qendror me Ramiz Alinë dhe Sigurimi Shtetit duke filluar me liderin e Dhjetorit Bualli Azem Hajdari, Ilir Meta, Preç Zogaj (çiftelia) Frrok Çupi (Llulla) Fevziu (Korani) e plote të tjerë deri ke lideri historik.
Gjate qeverisjes tij Berisha, dogji dhe zhduku flete te dosjeve të Sigurimit të bashkëpuntore që i mori Berisha në krah në demo(n)kraci. Nano dikur pat thënë se PS i ka të gjitha në mikrofilma. Tani që i shtrydhi si limon si zakonisht behet me spiunet, po ja nxjerr. Do kemi dhe me por dëmi është bërë në atë pike sa është i pariparueshëm dhe do këtë pasoja te gjata dhe permanente.










































