“Ballkani i Hapur” heq barrierat ushqimore, Shqipëria do furnizojë Serbinë me qymyr, pala serbe e maqedonase zerojnë kufizimet për tregtinë e grurit e misrit

0
153

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut prej dy ditësh kanë zhvilluar një sërë diskutimesh në Tiranë ku prioritet kanë qenë kriza e energjisë, furnizimi me ushqim dhe mbrojtja civile. Në takimet e zhvilluara mes Zëvendëskryeministri të Serbisë, Zëvendëskryeministri të Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësuesve të bizneseve është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh. Në takime është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike, ndërsa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer. Të gjitha dakordësitë e arritura do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd. Ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj tha se nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit.“Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës.  Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër”, tha Ahmetaj.

Bejtja: Do të furnizojmë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit.  “Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë. Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal”, tha Bejtja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here