Shkaktoi shumë zhurmë dhe reagime nga showbizi dhe politika/ “Sunny Hill Festival” u zhvendos në Tiranë, kryetari i Prishtinës del në konferencë urgjente për shtyp dhe tregon ç’do ndodhë

0
23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në lidhje me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Sipas Ramës, arsyeja pse ky festival sivjet është zhvendosur në Tiranë është për shkak të zvarritjes nga ana e qeverisë në dhënien e pronës së kërkuar.

“‘Sunny Hill’ i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetmë të këtij festivali. Arsyeja pse ky festival sot është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjes së Qeverisë, e cila pavarësisht se gjithë procesi i dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për festivalin, është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e kryetarit të Komunës, ashtu si e konfirmoi edhe dje Asociacioni i Komunave”, tha Rama, duke e cilësuar zhvendosjen e këtij festivali si një lajm dëshpërues për Kosovën dhe Prishtinën.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj