Atentat apo rastësi? Ndryshon dinamika e ngjarjes te “Liqeni i Thatë”, biznesmeni bën deklaratën e papritur: Po ziheshin disa çuna, unë dëgjova vetëm…

0
153

Lulëzim Masha, personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë, ka thënë se shënjestra nuk ka qenë ai. Masha ka deklaruar se ka parë disa djem të rinj që ziheshin dhe më pas zhurmën e pistoletës.

Pronari i shkollës private “Wilson” ka thënë se kur ka hapur krahun ka parë që dy nga plumbat kishin përfunduar në makinën e tij. Masha po kthehej nga zona e Liqenit të Tiranës, pasi shkolla që ai ka në pronësi ndodhet brenda rrethimit, dhe te nënkalimi për të dalë në rrugën kryesore janë dëgjuar të shtënat me armë.

“Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap”, ka thënë 63-vjeçar për News 24.

Lulëzim Masha nuk ka mbetur i lënduar nga plumbat dhe është shoqëruar menjëherë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Edhe mjeti i tij po i nënshtrohet ekzaminimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here