Tensionohet situata/ Erdogan me dorë të ashpër, shpall ‘non grata’ 10 ambasadorë të njohur, Gjermania e shqetësuar reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’: Jemi të hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk

0
40

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara.

“Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropistit, Osman Kavala.

Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje në tentim grushtshtetin e vitit 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas. Ata u thirrën në bisedë nga Ministria e Jashtme, që e quajti këtë deklaratë të përbashkët si të papërgjegjshme.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj