Ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa në Fier, Shemsi Prençi nxjerr detajet e rëndësishme: E kam njohur vet të ndjerin!

0
71

Qyteti i Fierit u trondit mbrëmjen e ditës së shtunë nga ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa. Ai nuk ia doli do t’i mbijetonte plagëve dhe u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Pista e vrasjes së tij lidhet me të kaluarën me pikëpyetje të Demir Backës. Vëllai i tij Medi Beçka u vra në masakrën e Selenicës në vitin 1997. Demiri së fundmi ishte konfliktuar me një ndër personat me influencë të Fierit, nuk përjashtohet si pistë.

Vrasja e tij u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” nga ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi. Ky i fundit tha se e njihte të ndjerin dhe se ai ishte “një biznesmen pa konflikte dhe i ndershëm”.

“E kam njohur të ndjerin, një biznesmen pa konflikte dhe i ndershëm. Rrugët e biznesit të takojnë me njerëz të ndryshëm, por ai nuk ka pasur probleme që kur i vranë të vëllanë në vitin 1997. Unë kam drejtuar policinë e Fierit në vitin 2009 dhe nuk ka qenë biznesmen problematik”, tha Prençi.

Ai u shpreh se vetëm gjatë vitit 2021 janë realizuar 22 raste, 22 atentate të tipit mafioz.

“Pavarësisht se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, konflikte mes biznesmenëve apo grupeve kriminale. Në atentatin e Backës qenë përdorur dy lloj armë zjarri, të shtëna me pistoletë dhe kallashnikov, dhe drejtuesi i mjetit që ka larguar atentatorët. Pa harruar që mund të ketë qenë dhe një makinë tjetër për t’u ardhur në ndihmë atyre. Duke realizuar ngjarjen kriminale dhe rezultatin e atentatit, grupi i ekzekutimit ka qenë 3 persona dhe grupi mbështetës 2 persona”, tha Prençi.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj