Gazetarja e njohur ia thotë troç Elhaid Cufit: Ti nuk je poet

0
181

Mbrëmjen e së premtes Elhaidi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa sot ishte i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”. Gazetarja Iva Tiço i tha troç se ajo nuk e sheh si poet.

“Nuk e di nëse ju e quani veten poet, po të paktën të tjerët…Nëse do jetë poet Elhaidi, pastaj ça do bëjë Borges-i, do kthehet përmbys në varr. Më fal, ndoshta është thjesht çështje termash sepse unë mendoj se kjo është një botë e madhe, është një botë ku ka vend për të gjithë, ku të gjithë mund të shkruajnë dhe të gjithë kanë lexuesin e vet. Ajo që Elhaidi bën dhe e çmoj, e komplimentoj është që ka gjetur lexuesin e këtij shekulli. Lexuesi i këtij shekulli është komplet tjetër, lexuesi i smartphone që nuk hyn të lexoj një libër të gjatë, por një citat, një citat që nxjerr thelbin e një libri. Elhaidi është i zoti dhe nuk e di si e bën, por bravo i qoftë, që me 7 fjalë të nxjerri thelbin e një libri. Kjo është një zotësi”, tha ajo.

Elhaidi është kthyer “fenomen” në Instagram me shprehjet e tij. Kërkesa e vetme që kishte kur hyri në “Big Brother” ishte: “Big Brother të lutem na sill disa libra që atëherë kur bota të flejë të kem disa libra që të qetësoj shpirtin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here