“Unë fitova, tani është radha ime të flas”/ Posterat e Becchetit për 100 mln eurot mbushin Romën

0
221

“Unë fitova, tani është radha ime të flas”

Me këtë slogan, Francesco Beccheti ka mbushur ambiente të shumta të Romës, ku promovon atë që ai e quan fitoren ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare.

Posterat ku shfaqet Beccheti janë të shumta në kryeqytetin e Italisë, ku ai i fton italianët që të klikojnë në një web që ai e ka krijuar posaçërisht se si nisi dhe u zhvillua beteja e tij me qeverinë shqiptare. Kujtojmë se sipërmarrësi italian ka fituar në gjykatën e Arbitrazhit gjyqin ndaj qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, ka detyrimin për t’i paguar atij plot 100 milionë euro.

Ai e ka cilësuar si të padrejtë mbylljen e televizionit “Agon Channel” në vitin 2015, e për këtë, hodhi në gjyq shtetin shqiptar, gjyq të cilin dhe e fitoi. Asokohe prokuroria publikoi një skemë korruptive, pjesë e së cilës sipas tyre ishte dhe Beccheti.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse kërkuan mbylljen e televizionit. Këto pretendime sipërmarrësi si ka pranuar asnjëherë dhe sistematikisht ka pretenduar se mbylla e televizionit ishte e motivuar politikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here