Google search engine
Home Lifestyle Shëndet Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi, ekspertët bëjnë publike informacionet...

Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi, ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme dhe shpjegojnë çfarë ndodh në të vërtetë

0
409

Në rrjetin social ‘Tik Tok’ po qarkullojnë me shpejtësi disa video ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjoksit. Pikërisht këto video kanë shkaktuar shqetësim tek gratë

Në një artikull nga prestigjozja “NeëwYork Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

Vaksinat që përdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, gjë që aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here