Ditët e fundit, Roza Lati rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi joshëse në setin që e realizoi e veshur me të brendshme provokuese brenda vaskës me shkumë e me qirinj rrethit.
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, moderatorja ripostoi disa nga këto fotografi “të nxehta” dhe shkroi një mesazh bashkë me to.
“Plumbi i fundit. Qe mua s’me ha fare se ca mendojne moralistet a kupto”, ka shkruar Roza.
Kujtojmë që këto ditë, Lati po përflitet për një debat që ka pasur me moderatoren Bieta Sulo, ku e ka akuzuar këtë të fundit se i ka prerë pjesët ku ka qenë e ftuar në emision.










































