Kampioni i botës në “Formula 1” del pozitiv me COVID-19

0
190

Lewis Hamilton, kampioni i F1 ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është vetëizoluar. Vetëm dy javë pasi u shpall për herë të 7-të kampion ai është infektuar nga koronavirusi dhe me të gjitha gjasat humbet garën e fundjavës, në Sakhir Grand Prix të Bahreinit.

Pikërisht anglezi do të zëvendësohet në krye të makinës më të mirë Mercedez nga Stoffel Vandoorne ose Esteban Gutierrez.

Hamilton është një nga garuesit më të mirë në gjithë historinë e F1 pasi me tituj qëndron barazim me legjendën Schumacher, teksa ka më shumë fitore se gjermani duke mbajtur rekordin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here