Bëri shqiponjën në garën e bukurisë/ Producenti zbulon çfarë “dhuratash” përfitoi miss Serbia pas këtij veprimi

0
322

Konkursi i bukurisë  “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë një vit më parë, u shoqërua edhe nga një “incident” i vogël.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të edhe mediat e huaja, ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës dhe duke mos u mjaftuar me aq, ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

Producenti i këtij kompeticioni, Shpëjtim Zejneli, tregon mbi reagimet e ashpra të mediave serbe dhe të vetë kryeministrit Aleksandar Vuçiç kundër tij..

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e Irinës dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk e detyruan për një gjë të tillë..

“Vjet Miss Serbia bëri shqiponjën, mediat e maskarkuan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person ‘non grata’. Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, – tregon Zejneli për bukuroshen serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here