Joni bën gjestin e ëmbël për Diellin , dashuri midis vëllezërish

0
239

Para një muaji Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë Diellin, i cili padyshim e ka ndryshuar jetën e saj dhe shpesh moderatorja ka ndarë foto e video me ndjekësit nga përditshmëria e saj si nënë

Dashuri vëllezërish! Joni bën super gjestin e ëmbël për Diellin dhe na lezetoi mbrëmjen!

Para një muaji Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë Diellin, i cili padyshim e ka ndryshuar jetën e saj dhe shpesh moderatorja ka ndarë foto e video me ndjekësit nga përditshmëria e saj si nënë e dy djemëve.

Thonë se fëmijët e vegjël bëhen xhelozë për njëri-tjetrin dhe zhvendosjen e vëmendjes kur bëhen me motër a vëlla më të vogël.
Mirëpo, ky duket se nuk është rasti i Jonit, i cili po e shijon shumë faktin se është bërë me një vëlla të vogël.
Sikundër na ka treguar Arbana e përfshin Jonin në kuzhinë që në këtë moshë. Mbrëmjen e sotme ai ka përgatitur  nën kujdesin e saj cupcakes.

Nëpërmjet disa videosh në Instastory Arbana ka treguar një gjest shumë të ëmbël të Jonit, i cili po i përgatit një cupcake edhe Diellit.

A nuk është një gjest kaq i bukur?
Pak javë më parë moderatorja ndau me fansat edhe foto nga takimi i parë  i dy vëllezërve duke na e ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithëve.

Ndërkohë, Arbana ka nisur edhe shëtitjet e para me të voglin e saj, i cili ndonëse 1 muajsh ka marrë pjesë edhe në xhirimet që mami Arbanës i duhet të bëjë për hir të punës.

Në muajin shkurt pritet që ajo të kthehet në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”, emision që ka rezultuar super i suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here