Alarm për bombë në Gjykatën e Apelit nderkohe qe gjykatësit në gjykatë prisnin të shpallnin dënimet për dhjetëra të pandehur kundër Agimit të Artë

0
303

Gjykata e Apelit në Athinë është evakuar pasi ka mërrë një paralajmërim për bombë.Ka qenë një telefonues anonim, ai që i tha një mediaje vendase që një bombë ishte vendosur në godinë, në të njëjtën ditë kur priteshin të jepeshin dënimet për anëtarët e “Agimit të Artë”, partisë neonaziste greke.

Sipas raporteve, telefonuesi kontaktoi një uebfaqe të lajmeve në 8.50 të mëngjesit por nuk specifikoi kur bomba ishte planifikuar të shpërthente.

Autoritetet kanë nisur menjëherë, kontrollin në ndërtesë.

Kërcënimi erdhi ndërsa gjykatësit në gjykatë prisnin të shpallnin dënimet për dhjetëra të pandehur të shpallur fajtor të mërkurën në gjyqin kundër Agimit të Artë, duke përfshirë dënimet për themeluesin e partisë neo-naziste dhe zyrtarët e lartë, të cilët u gjetën fajtorë për formimin dhe drejtimin një organizatë kriminale.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e shpalli Agimin e Arta një organizatë kriminale, dhe e dënoi veprimtarinë e saj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here