“OFL bashkëpunim me policinë suedeze”, Veliu takon ministrin e Brendshëm të Suedisë

0
221

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar sot me ministrin e Brendshëm të Suedisë, Mikael Damberg, ku të dy palët kanë rënë dakord për intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Veliu mësohet se ka propozuar që të ketë bashkëpunim mes OFL-së dhe policisë suedeze, propozim për të cilin mori mbështetjen e palës tjetër.

“Drejtori i Përgjithshëm e ka njohur ministrin Damberg me rezultatet e OFL-së dhe në këtë kuadër ka propozuar që bashkëpunimi me Policinë suedeze të shtrihet edhe në hetime dhe operacione të përbashkëta, si ato që jemi duke i zhvilluar me partnerët e tjerë, pasi Policia e Shtetit tashmë është një organizatë me besueshmëri të plotë te homologët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e tij Ministri Damberg ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ka mirëpritur propozimin e Drejtor Veliut për ta shtrirë bashkëpunimin në hetime të përbashkëta për individë dhe grupe që merrem me krim të organizuar.

Ai ka theksuar se pavarësisht se krimi në Suedi është në ulje po shtohen kapacitetet policore për të luftuar grupet kriminale dhe sekuestruar drogën e armët që vijnë nga vendet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here