Gjiganti i flotës franceze niset drejt Mesdheut Lindor

0
35

Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle e flotës franceze, pritet të mbërrijë në Mesdheun Lindor. Ndërkohë për arsye sigurie, nuk është publikuar asnjë detaj, ndërsa ekspertët mendojnë se po bëhet gati për luftë, pasi ajo është e ngarkuar me avionë luftarakë dhe disa gjeneralë. Ajo është anija e parë sipërfaqësore franceze me energji bërthamore dhe transportuesi i vetëm me energji bërthamore jashtë Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Vendosja e marinës franceze pason deklaratat e fundit të presidenti Emmanuel Macron se “Turqia kupton vetëm me vepra”, por Erdogan ka qenë mjaft i ashpër dhe ka kërcënuar Francën dhe Greqinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Macron foli në lidhje me mosmarrëveshjen e gjatë midis Greqisë dhe Turqisë, e cila nuk po gjen një zgjidhje të qëndrueshme. Tensionet janë rritur, ndërsa ekipet turke kërkojnë gaz në ujërat pranë ishujve grekë në Mesdheun Lindor. Anija turke “Oruc Reis” po heton për depozitat në jug të bregdetit turk, në ujërat të cilat Athina pretendon juridiksionin e saj.

Leave a Reply