Aeroporti i Katanias në Siçili është mbyllur përkohësisht ditën e sotme për shkak të aktivitetit të vullkanit Etna, i cili ka nisur të nxjerrë hi dhe tym.
“Mbërritjet dhe nisjet nga aeroporti i Katanias janë pezulluar”, njoftoi drejtoria e aeroportit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.
Aeroporti, i cili pret rreth 12 milionë pasagjerë çdo vit, ishte mbyllur për një javë edhe në muajin gusht, në kulmin e sezonit veror.
Në Itali, shumë persona kanë kërkuar mbylljen përfundimtare të këtij aeroporti dhe forcimin e aeroporteve të tjera në Siçili.
Aktivizimi i Etnës në gusht tërhoqi një numër të madh vizitorësh, të cilët dëshironin të shihnin nga afër rrjedhën spektakolare të lavës nga vullkani.

Etna, me një lartësi prej 3,324 metrash, është me diferencë vullkani aktiv më i lartë në Evropë.










































