Fati kthehet t’i buzëqeshë Tiranës në Europë, bardheblutë kualifikohen direkt në play-off

0
285

Fati e dënoi në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdës, por tani është kthyer sërish t’i buzëqeshë Tiranës. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar të drejtën për të luajtur direkt në play-off e Ligës së Europës.

Sipas UEFA, 2 nga 10 ekipet kampione të eliminuara në turin e dytë të Champions do të kalonin direkt në play-off duke mos luajtur në turin e tretë. Shorti ka përcaktuar se një nga këto dy ekipe është pikërisht Tirana. Kjo do të thotë se bardheblutë janë vetëm 90 minuta larg arritjes historike të tyre për të luajtur për herë të parë në fazën e grupeve në Ligën e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here