Shpërthimi i motoskafit në Vlorë/ Kush eshte 66-vjeçari i lenduar

0
315

Disa detaje të reja janë zbardhur  në lidhej me djegien e skafit në Vlorë. Burime bëjnë me dije se personi i lënduar është Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit. Më 18 tetor të vitit të shkuar, Bylykut iu bë atentat në  zonën e njohur si “Frigoriferi”, por shpëtoi për mrekulli.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Bylyku është nisur me urgjencë për në spitalin e Tiranës, pasi është në gjendje të rendë për shkak të djegieve që ka marrë në trup.

66-vjeçari me letra gjermane, është kunati i Domart Konjarit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit pasi dyshohet se është një nga porositësit e ekzekutimit që ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë, vrasje e cila u bë nga ish-speciali grek Efthimios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here