Zgjerohet skema mbështetëse, ja kush përfiton librat falas këtë vit

0
33

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bën të ditur zgjerimin e skemës mbështetëse me libra falas për nxënësit. Këtë vit shkollor do të përfitojnë nxënësit nga klasa e parë në të shtatën, dhe deri në klasën e 12-të kategoritë e veçanta.

Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”.

Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.

Leave a Reply