Tashmë do të jetë profesion i lirë, “Përkthimi” rregullohet me ligj

0
35

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj që synon të kthejë përkthimin në një profesion të lirë që rregullohet me ligj.

Aktualisht ka një hendek ligjor lidhur me kryerjen e veprimtarisë së përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë, pasi kjo çështje nuk është e rregulluar me anë të një akti të veçante ligjor.

Sipas kritereve të reja ligjore, profesioni i përkthyesit zyrtar mund të kryhet vetëm nga një person fizik që është licencuar për kryerjen e kësaj veprimtarie, në përputhje me kushtet e parashikuara.

Çdo person tjetër që nuk është licencuar për ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar nuk lejohet të kryejë përkthim zyrtar të dokumentave ose akteve normative të miratuara në Republikën e Shqipërisë, marrëveshjeve ndërkombëtare ose normave të nxjerra nga organizatat ndërkombëtare me shkrim nga gjuha e burimit në gjuhën e synuar.

Përkthyesit pa licensë nuk caktohen nga gjykatat ose prokuroritë gjatë zhvillimit të proceseve civile, penale ose administrative, sipas parashikimit të legjislacionit procedural në fuqi ose gjatë shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Kushtetuese.

Ministri i drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës, i cili u jep certifikatën individuale për ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar personave fizik që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si përkthyes zyrtar.

Asnjë person fizik nuk mund të fitojë titullin dhe të ushtrojë profesionin e përkthyesit zyrtar, pa u pajisur më parë me certifikatën për ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar si dhe regjistrimit të tij në Regjistrin Elektronik të Përkthyesve Zyrtar, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Kriteret për ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar

Sipas projektligjit tTë drejtën për t’u licencuar si përkthyes zyrtar në Republikën e Shqipërisë, e ka çdo person fizik që plotëson kriteret e mëposhtme:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;

c) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë:

i) për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar;

ii) për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që cenon figurën dhe integritetin e profesionit të përkthyesit zyrtar;

iii) për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën është rehabilituar, kur vepra penale cenon figurën dhe integritetin e profesionit të përkthyesit zyrtar;

ç) të mos ketë masë disiplinore në fuqi si dhe të mos jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik.

d) të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare jashtë vendit dhe të ketë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë.

Kandidati për përkthyes zyrtar, që plotëson kushtet e parashikuara në ligji, ka të drejtë t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit të përkthyesve zyrtarë.

Provimi i kualifikimit të përkthyesve zyrtarë organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe zhvillohet të paktën 2 herë në vit./ Monitor

Leave a Reply