I ngacmoi vajzën dhe merr peng të riun. Adoleshenti arrestohet sepse…

    0
    271

    Një ngjarje si nëpër filma ajo në Elbasan ku një i ri dhe babai i vajzës që përndiqte kanë përfunduar në pranga. Sipas burimeve zyrtare L.H., 18 vjeç përndiqte një 14-vjeçare, ndërsa i ati i kësaj të fundit e mori peng adoleshentin.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Elbasan

    Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari.

    Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

    A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

    Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

    G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

    Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

    Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here