“Jemi mësuar t’i shikojmë duke u sharë e pështyrë”/ Mentor Kikia: zbulon 2 skenarët që fshihen pas ‘flirtit’ Rama-Meta

0
361

Fakti që Presidenti Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal ka ngjallur dyshimet se ka lindur një ‘pranverë e re Rama-Meta’. Nisur nga këto deklaratat gazetari Mentor Kikia analizon situatën në të cilën ndodhemi dhe zbulon 2 skenarët që fshihen pas kësaj lëvizjeje të Presidentit Meta.

Postimi i plotë:

Zot na lër coronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës!

Ambasadorja amerikane nuk e fshehu ngazëllimin kur Meta, Rama dhe Basha ishin bashkë në një zyrë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e pandemisë.

Por Meta nuk u ndal me kaq. Pasi dekretoi ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal, ai nuk u mjaftua vetëm me firmën mbi ligj, por doli edhe në një konferencë për shytp për të treguar mbështetjen ndaj hapave të qeverisë.

Më pas në emisionin Opinion, ai e përforcoi bindjen për një “erë të re” në marrëdhëniet me Ramën, edhe pse mohoi që kjo të ishte një “dashuri në kohën e pandemisë”.

Opozitarët që presin rikthimin e protestave në kuadër të “besëlidhjes shqiptare”, u zhgënjyen shumë nga kjo sjellje e presidentit.

Por çfarë po ndodh në raportet Meta – Rama?

Në fakt, ne jemi mësuar që udhëheqësit tanë ti shikojmë, ose duke u sharë e pështyrë, ose duke bërë kompromise pas kulisave. Nuk i kemi parë asnjëherë si burra shteti, që të firmosin e bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve, për interesa të shtetit dhe popullit.

Parë në këtë këndvështirm, ka dy alternativa:

1- Meta është duke vepruar drejt. Ai i refuzoi ligjet e parlamentit para pandemisë, si antikushtetuese dhe ftoi edhe popullin të dalë në rrugë, me flamuj kombëtar, për ta mbrojtur Kushtetutën. Për hir të kësaj, Meta nuk duhet të vazhdojë të bëjë opozitarin grindavec, edhe në kushtet e pandemisë. Ai i ftoi qytetarët e vendit të tij që ti binden vendimeve të qeverisë, dhe miratoi me vrap ligjet e reja në kuadër të masave të jashtëzakonshme. Nëse do të vepronte ndryshe, pra do të vazhdonte të refuzonte, atëherë do të ishte një politikan burracak dhe një president i papërgjegjshëm.

2- Nëse Meta këtë sjellje e ka paradhomën e një marëveshjeje të re, që do të mbyllë dosjen e shkarkimit të tij nga mazhoranca dhe do të ndalojë edhe “pranverën shqiptare”, atëherë jemi para një situate edhe më të rëndë se corona. Dy politikanët dhe zyrtarët më të lartë, po përdorin postet shtetërore dhe popullin e dëshpëruar si armë, për të bërë pazare politike, në shërbim karriges së tyre dhe në kurriz të vendit. Sepse politikanët tanë kanë dëshmuar se janë më të rrezikshëm për vendin dhe demokracine, kur bëjnë marrëveshje per te nderprere luften, sesa kur luftojne.

Por, për këtë të flasim më shumë nëse do të vërtetohet kjo tezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here