Rëndohet situata në Fier, e gjithë familja e prekur me koronavirus, mes tyre edhe fëmijë

0
425

ISHP ka konstatuat gjashtë raste të reja me koronavirus në Fier.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje me gjashtë anëtarë, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Sipas ABC News, kjo familje jeton në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

Nuk dihet ende se si janë infektuar gjashtë anëtarët e familjes, ndërsa ISHP është duke kryer hetimin epidemiologjik.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here