U sinjalizua nga ambasada e SHBA, bllokohet anija cisternë me mbi 1 ton drogë, u përpunua në Portin e Pireut dhe u fut në thasët “Range Rover”, kapte vlera marramendëse

0
323

Një anije cisternë e mbushur me kanabis është kapur në det, teksa ishte nisur nga Bejruti për në Libi. Mësohet se në mjetin lundrues kishte mbi 1.2 tonë kanabis, që kapte vlerën e mbi 15 milionë euro, nëse shitej në treg.

Anija cisternë është zbuluar pas informacioneve të dhëna nga sektori i antidrogës në Ambasadën Amerikane, në Greqi, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte përpunuar në Portin e Pireut, në vendin fqinj.

Siç raportojnë mediat greke, kanabisi ishte fshehur në qeska të tejdukshme, në pure hurmash arabe. Anija cisternë ishte nisur nga Bejruti dhe kishte mbërritur në Portin e Pireut më 4 janar, ndërsa kishte si destinacion final Libinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here