“Lefter Alla të pezullohet”, PS del me reagimin e fortë për kryebashkiakun që pinte kokainë: SPAK të zbardhë një orë e më parë ngjarjen!

0
276

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar për herë të parë në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Manja tha se drejtësia të hetojë menjëherë për të zbardhur të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra.

“Më lejoni të ndaj përgjegjësinë politike të PS me përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe atë individuale të personave. PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qëndro, nëse bie ndesh me ligjin. Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për Dekriminalizimin dhe reformën e drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike. Edhe në rastin konkret, PS është e qartë. Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatuese. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin.

Nëse prokuroria do dalë në konkluzionin se videoja është rast konkret, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot, dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte shatanzh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë. Mendoj se rasti konkret, për sa kohë SPAK ka filluar hetimin dhe e përgëzoj, që ka reaguar shpejt, dhe e inkurajoj ta zbardhë një orë e më parë, që të mbyllet debati. Nëse kryebashkiaku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjësinë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra. Por, duhet të dimë cila është e vërteta. Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjësinë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here