Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia ka dërguar edhe një ftesë për takim për të caktuar mandatarin liderit të Vetvendosjes, Albin Kurtit.
Kjo është ftesa e dytë brenda ditës që Thaçi ia përcjell Kurtit, pasi që e para për t’u takuar në orën 13:30 u refuzua nga lideri i LVV që tha se nuk ndodhet në Prishtinë. Kujtojmë që pak minuta më parë presidenti ka shkruar në Twitter se sa më shpejtë duhet të formohen institucionet e vendit dhe për këtë do të përcjellë edhe një ftesë. “Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti. Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.