Iu vendosën shiritin pas tërmetit, zv.ministrja sqaron qytetarët si ta kuptojnë nëse banesat e tyre janë të banueshme apo jo: Është shumë e thjeshtë!

0
313

Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka sqaruar të gjithë qytetarët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një intervistë për Faxweb, ajo ka treguar se inxhinierët kanë shkuar në çdo banesë dhe në çdo kat ku kanë inspektuar cilësinë dhe kanë vendosur nëse mund të rikonstrukturohet apo të kalojë në prishje.

Sipas Vodos, tashmë mjafton me një klikim dhe çdo qytetarë kupton se në çfarë cilësie është banesa e tij.

“Më lejoni të them në lidhje me pjesëmarrjen e zonave më të mëdhaja të rrezikshme, puna e parë ishte e dëmtuar rëndë që mund të rikonstrukturohet dhe mund të kalojë në prishje. Ne kemi të bëjmë me një prishje tani duke i klasifikuar në bazë të një formulari, i cili është bërë nga banka dhe komuniteti europian. Tani mos të harrojmë një gjë që puna ka qenë shumë intensive me inxhinierët, ata kanë shkuar në kate të dytë, në kate të tretë. Mund të ketë ndodhur që edhe njerëzit nuk kanë qenë. Shumë e lehtë për njerëzit mund të klikojnë një link dhe të shkojnë tek google map dhe të shohin nëse apartamenti është i banueshëm. Megjithatë më lejoni të them që qytetarët duhet të drejtohen në njësitë administrative, e dyta nëse nuk arrijnë të marrin një përgjigje të shkojnë në zyrën e njësisë bashkiake ku jetojnë”, tha Voda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here