Kërcënimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, u rikthye sot si çështje nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në takimin që zhvilloi me gazetarët.
Gjonaj theksoi se është krijuar një trupë e posaçme speciale e Policisë së Burgjeve që do të shërbejë në kuadër të regjimit 41 Bis për të dënuarit, e cila do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve.
“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u kërcënua me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular, nga persona ende të paidentifikuar.
Agim Ismaili ka deklaruar se çdo punonjës që do të angazhohet në 41 Bis do t’i nënshtrohet vetting-ut.