Një predhë është gjendur në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë Shërbimit të transportit Rrugor.
Banorët kanë njoftuar policinë për gjetjen e predhës, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Predha është gjetur në një kanal pranë zonës së banuar. Pritet që të mbërrijnë forcat xheniere për marrjen e predhës.