A i dorëzoi videot ‘përvëluese’ dhe çfarë mban këshilltari i tij në ‘çantën e zezë’? Presidenti Meta lëshon paralajmërimin e fortë: Kam autorizuar Blushin, ja kur do e publikojmë spotin e parë

0
281

Pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, Presidenti Ilir Meta dha një prononcim për mediat.

I pyetur nga gazetarët nëse këshilltari i tij Bledi Dervishaj, i cili nga pas krahëve të Presidentit shfaqej me një çantë të zezë, i kishte dorëzuar ‘materialet përvëluese’, Meta tha se në fakt kishte shkuar në Prokurori për t’iu përgjigjur thirrjes së kësaj të fundit.

Gazetari: Këshilltari juaj, zoti Dervishaj ka me vete një çantë të zezë. A i dorëzuat në Prokurori ato videot përvëluese?

“Prokuroria ka pas edhe cështje të tjera që kanë qenë të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit, po kjo është një çështje që askush s’mund t’i shmanget. Jemi të qetë të duruar do bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë, ky është një rast tepër flagrant.

Pa dashur të vijoj me ketë çështje, se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, mund t’ju them se do vijojmë të komunikojmë me qetësi, durim, argumente me qytetarët shqiptare. Sapo të kthehem do autorizoj Blushin të publikojë spotin e parë për çështjen në fjalë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës, dhe integritetin.” -u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here