Sistemet kundër-ajrore siriane sprapsën sot një sulm ajror të avionëve izralitë në territorin e saj, duke interceptuar me sukses shtatë raketa të lëshuara nga avionët gjuajtës F-16, tha komanda e ushtrisë ruse atje.
Katër avionë izraelitë F-16 ishin duke fluturuar në detin Mesdhe kur lëshuan raketat e telekomanduara drejt Sirisë, që kishin si objektiv aeroportin e Damaskut, thanë zyrtarët ushtarakë. Për rrëzimin e raketave u përdorën sistemet Pantsir e Buk, ndërsa zyrtarët shtuan se nuk kishte të lënduar apo dëme ndaj aeroportit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi sulmin ndaj aeroportit duke thënë se ishte pjesë e politikës së përhershme të vendit për të ndaluar vendosjen e përhershme të ushtrisë së Iranit në Siri.