Prokuroria e Durrësit fillon hetimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mësohet se në fazën e parë është sekuestrimi i rreth 200 dosjeve, 30 persona, mes të cilëve ndërtues, inxhinierë apo arkitektë janë thërritur dhe marrë në pyetje nga hetuesit.
Me përparësi në këtë fazë të hetimit, po shikohen dosjet e ndërtimeve që shkaktuan viktima, ndërsa paralelisht po ecet edhe me dosjet e pallateve të evidentuara me ndërhyrje në strukturë.Verifikimet mësohet se po kryhen duke nisur nga marrja e lejes dhe deri te kompanitë që kanë kryer punimet në ndërtimin e kateve shtesë, apo dhe të zbatimit të projekteve në të gjashtë godinave.Po ashtu mësohet se po këqyren dhe akt konstatimet për gjendjen para 26 nëntorit në to.
Për këtë janë marrë në pyetje edhe zyrtare, të cilët kanë lëshuar firmë e vule për objektet nga ato që janë shembur dhe te ato që janë dëmtuar.Ora News shkruan se një burim i ka thënë këtij tv se hetimet po ecin me ritme shumë të shpejta dhe është vetëm çështje ditësh rezultati.