Serbia paralajmëron “ligj lufte” me Kosovën

0
344

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se së shpejti në parlamentin serb do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, një dispozitë që, duke kërcënuar sigurinë e popullit serb, kudo ku ai jeton, rezikohet dhe siguria e Serbisë automatikisht.

 Vulin i tha Radio Beogradit se shteti i Serbisë tani është mjaft i fortë për të mbrojtur njerëzit e tij, dhe se një Serbi e fuqishme dhe e fortë është gjithashtu garantuesi i paqes në Ballkan. Ky ligj i paralajmëruar, përbën një sinjal “lufte” të Beogradit me Kosovën, ku politika zyrtare serbe i mëshon fort tezës se serbët e Kosovës ndihen të kërcënuar në territorin e kësaj të fundit. Ndodh kjo ndërsa bashkësia ndërkombëtare, e veçanërisht SHBA me dy të dërguar të posaçëm, po tentojnë të betonojnë stabilitetin në Ballkan, i cili duhet të vuloset me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here