Këngëtarja Bleona Qereti e ftuar në spektaklin ‘Klanifornia” zbuloi edhe sherrin e saj me gazetarin Eraldo Rexha. Ajo zbuloi se gjatë pjesëmarrjes së saj në ‘BilBoard’ i kishte shkruar Erladit dhe i kishte kërkuar një shkrim në mënyrë që sa më shumë veta ta votonin që këngëtarja të kapte një renditje sa më të lartë.
Mirëpo përgjigjja e gazetarit ishte se për momentin ai ndodhej në Kavajë dhe kur të kthehej të nesërmen do t’ia bënte shkrimin. Pikërisht kjo përgjigje e nxehu Bleonën dhe bëri dhe ajo t’i kthehej keq.
“Mua më duhej sa më parë, pasi të nesërmen përfundonte votimi. Pasi më dha atë përgjigje i thashë, ik se do të zhduk nga ekrani. Po në Kavajë çfarë bënte se kuptova. Ndërsa ai më dërgonte link-un e lajmit ku më tregonte se tashmë ai ishte botua, unë e nxehur i thashë, mu hiq sysh. Por ai vazhdonte me mesazhe dhe pas kësaj e bllokova fare në Instagram dhe çdo rrjet social. Por sot natyrisht e kam zhbllokuar”, rrëfeu Bleona.