Komisioni i Venecias është i gatshëm të jap një opinion për Gjykatën Kushtetuese. Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin për Kushtetuesin në këtë komision, gazetari i News24 Ergys Gjençaj i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku pyet nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.
Përgjigjja e Komisioni të Venecias është pozitive.
“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.