Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri, Prokuroria jep vendimin për biznesmenin e njohur, kërkohet 21 vite burg

    0
    347

    Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për biznesmenin Arbër Çekaj duke kërkuar dënimin me 21 vitesh burg. Sipas prokurorisë, Çekaj me anë të firmës së tij ka trafikuar 613 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri.

    Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg edhe për dy personat e tjerë të arrestuar për këtë trafik droge. Donald Lushaj, sipas prokurorisë duhet të dënohet me 16 vite burg dhe Armando Pezaku 13 vite burg.

    Procesi ndaj të treve po zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here