Tjetërsuan 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit/ Pas 18 ish-zyrtarëve të Kadastrës, arrestohet 32-vjeçari në kërkim

0
317

Një 32 vjeçar është arrestuar ditë e sotme pasi akuzohet për tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë në zonën bregdetare

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Rodoni’, i cili  çoi në pranga ish-zyrtarë e zyrtarë të ish-Hipotekës dhe Kadastrës Durrës në tetor të këtij viti.

Në pranga ka rënë shtetasi A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Më herët  gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here