Policia italiane arreston me 8 kg kokainë të pastër dy shqiptarë, njëri prej tyre biznesmen (EMRAT)

0
402

Dy shqiptarë janë kapur nga policia italiane në qytetin e Parmës për trafik droge. Policia italiane iu ka gjetur atyre 8 kilogramë kokainë.Autoritetet  në shtetin fqinj kanë kryer arrestimin e shqiptarëve Lorand Maçi e Eduart Cela. Ata trafikonin drogë të llojit kokainë. Arrestimi i tyre u krye, pasi policia po mbante nën vëzhgim Lorand Maçin, një emër i njohur për policinë fqinje, pasi edhe më 2008 ishte arrestuar po për trafik kokaine.

Maçi ishte edhe pronar i një picerie në Parma dhe autoritetet kishin kohë që e mbanin nën vëzhgim. Policia ndoqi Maçin dhe i gjeti në një garazh 8 pako, ku kishte 8 kilogramë kokainë të pastër.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe makina, që përdoreshin për transportin e drogës. Shqiptarët janë dërguar në burg dhe do të presin procesin gjyqësor kundër tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here