Kryeson në garën për Kryeprokuror, zbulohet më shumë rreth profilit të Olsian Çelës, që nga momenti kur u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda e deri te ‘lufta’ e tij me grupet më të njohura kriminale

0
311

Kandidati më favorit sipas KLP për t’u bërë kryeprokuror me një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi është Olsian Çela. Ai është një prokuror në karrierë që pranoi dje para KLP, mënyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bërë kërkoi hapur e pa frikë një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqenë e drejtësisë në Shqipëri.

Çela arriti të dilte i pari në listën e KLP, ku anëtarët e mbështetën duke i dhënë jo pak por plot 459 pikë të arta, që i japin një superioritet para Kuvendit, që tashmë ka “topin” në derë për të treguar sa e do realisht reformën në drejtësi.

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prela vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Sot bazuar në renditjen e KLP-së, Olsian Çela konkuron binshëm Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer, me një kurrikulum të pasur, njohjen e katër gjuhëve të huaja dhe trajnime në në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar, Çela mbart mbi kurriz 459 pikë.

Mbetet të presim pas propozimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që i paraqet Kuvendit për të emëruar si Prokuror të Përgjithshëm tre kandidatët e renditur në një listë bashkë me vendimin e arsyetuar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, çështja kalon në dorë të Kuvendit.

Edhe nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here