Një tërmet i përmasash tektonike ka goditur kupolën më të lartë të pushtetit në Uashington, por dridhjet e tij më të fortë po ndihen direkt në oborrin e Sali Berishës në Tiranë. Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendimin ekzekutiv për të pastruar zyrën më kryesore të Shtëpisë së Bardhë: Susie Wiles është larguar nga posti i Shefes së Kabinetit, duke i lënë vendin “të fortit” të vijës së ashpër, Stephen Miller. Por pas kësaj lëvizjeje shahu fshihet një goditje shkatërruese për prapaskenat e lobimit shqiptar. Trump nuk ka goditur thjesht një zyrtare; me largimin e Wiles, ai ka shkatërruar përfundimisht ndikimin e Chris LaCivita-s, njeriut të konsideruar si “arkitekti i hijeve” që stisi operacionet e lobimit dhe kërkoi me çdo kusht t’i siguronte Sali Berishës një vizë kalimtare drejt SHBA-së, për të larë me magji diplomacie damkën e “non-grata-s”.
Lobi i shtrenjtë, lidhjet e biznesit politik dhe shpresat e varura tek “vajza e Wiles” dhe rrjeti i LaCivita-s u përmbysën brenda një nate si një kështjellë letrash. Ndërkohë aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari nuk ka humbur asnjë sekondë për të hedhur gjylen e radhës, duke e kthyer këtë zhvillim në një fletë-rrufe drejtuar drejtpërdrejt kreu të PD, Sali Berisha. “Susie Wiles është OUT, Sali Berisha… dhe po ashtu edhe njerëzit e saj, me gjithë vajzën dhe LaCivitën që të ndihmuan ty!!! Bëhu gati!!”, shkroi dje aktivistja Evi Kokalari. Por prapaskenat që po zbardhen tregojnë se si fijet e lobimit milionësh për llogari të Berishës ishin thurur pikërisht rreth klanit të LaCivita-s dhe rrethit të tij të afërt. Për muaj me radhë, Berisha dhe mbështetësit e tij ushqyen opinionin publik me ëndrrën se Trump do t’i hiqte sanksionet dhe do t’i hapte dyert e Amerikës me një të rënë të lapsit. Dje, ai lob është goditur në palcë vetë nga dorë e hekurt e Donald Trump. Me Stephen Miller në krye të Shtëpisë së Bardhë — një figurë që nuk njeh kompromise dhe nuk tolerancës ndaj pazarllëqeve politike të konsulentëve të vjetër — era e favorizimeve të LaCivita-s ka marrë fund një herë e mirë. Për Sali Berishën, ky nuk është thjesht një ndryshim meqenëse në Uashington. Ky është fundi i iluzionit të madh amerikan!







































